Nëse nuk e keni ditur, i ftohti ju ndihmon të bini në peshë!
Të pasurit ftohtë ju ndihmon të bini në peshë – ky është rezultati në të cilin kanë dalë shkencëtarët e Universitetit të Gjenevës, të cilët zbuluan se të pasurit ftohtë ngacmon bakteret në zorrë dhe shkakton një zhvendosje të mikrobeve, që e bën trupin të djegë shtresat e depozituara dhjamore, përmirëson glukozën dhe ul peshën trupore.

Eksperimenti u realizua tek minjtë, por shkencëtarët besojnë se përfundimet e tyre mund të aplikohen edhe tek personat mbipeshë dhe obezë.
Profesori Mirko Trajkovski, i cili e udhëhoqi këtë studim, duke folur për “Western Daily Press” tha: “Kemi të dhëna bindëse se mikrobet e mira që gjenden në zorrë luajnë një rol kyç në aftësinë e njeriut për t’u adaptuar me mjedisin, duke rregulluar drejtpërdrejt energjinë tonë trupore.”
Sipas Profesorit, eksplorimi dhe testimi i këtyre mikrobeve mund të jetë një hap pozitiv për të parandaluar obezitetin dhe sëmundje që lidhen me metabolizmin. Gjatë eksperimentit, dy grupe minjsh u ekspozuan respektivisht në temperaturat 6 dhe 22 gradë celcius, përgjatë 10 ditëve.
Minjt e ekspozuar në të fohtë shfaqën ndryshim të dukshëm të kompozimit të mikrobeve, duke parandaluar shtimin në peshë.Bakteria e mirë e prodhuar nga minjt e ekspozuar në të ftohtë, u transplantua tek minjtë që jetuan në temperaturë të ngrohtë. Këto të fundit shfaqën përmirësim të glukozës në metabolizëm, rritje të tolerancës ndaj temperaturave të ulëta dhe rënie të shtresave dhjamore.