Nëse nuk e keni ditur, kjo është diferenca perfekte e moshës mes partnerëve

Hulumtimet në Atlanta kanë përcaktuar se cila është diferenca e përsosur matematikisht në moshë mes partnerëve, pra ajo që konsiderohet si recetë për një martesë perfekte.

Studimi përfshiu 3000 njerëz, të cilët të gjithë ishin martuar të paktën një herë, dhe zbuloi se sa më i madh të ishte diferenca në moshë mes partnerëve, aq më e madhe ishte mundësia e divorcit.

Rezultatet treguan se çiftet me më shumë se 5 vjet diferencë divorcoheshin në 18% të rasteve dhe ata me një diferencë prej 10 vitesh në 30% të rasteve. Vlerësohet se probabiliteti i ndarjes në çifte me një diferencë prej dy dekadash është 95%.

Mosha nuk është i vetmi faktor që është studiuar, shkencëtarët kanë përfshirë parametra të tjerë si nëse kanë pasur fëmijë para martesës, nëse kanë pasardhës të përbashkët, sa para kanë shpenzuar për martesë, si është arsimimi i tyre etj.

Doli se probabiliteti i divorcit është 43% tek bashkëshortët që kishin dallime të mëdha në nivelin e arsimimit.

Studimi zbuloi se diferenca ideale në moshë është një vit, këta çifte kanë 3% më shumë gjasa për t’u divorcuar.

LEXO EDHE:

Back to top button