Nëse Rusia do ta sulmonte Ukrainën, SHBA-ja tha se takim nuk do të ketë

Nëse Rusia do ta sulmonte Ukrainën, SHBA-ja tha se takim nuk do të ketë

Presidentët e SHBA-së dhe Rusisë u pajtuan në parim për një përpjekje të fundit diplomatike për të shmangur pushtimin e mundshëm të Ukrainës nga ana e Rusisë, shkruan Alsat.

Por nëse Rusia do ta sulmonte Ukrainën, SHBA-ja tha se takim nuk do të ketë.

Mundësia për një takim kokë më kokë mes Xho Jaden dhe Vlladimir Putinit, jep shpresë se diplomacia megjithatë mund të parandalojë konfliktin, i cili do të shkaktonte viktima të shumta dhe dëm të madh ekonomik në Evropë.

Ideja për takimin dypalësh erdhi nga presidenti francez Makron.

Nga zyra e tij shtuan se sekretari amerikan i shtetit Blinken dhe Ministri i Jashtëm rus Lavrov pritet të përgatisin terrenin për samitin e mundshëm gjatë takimit të tyre të caktuar për ditën e enjte.

“Presidenti Putin ka sqaruar disa herë se ne nuk jemi kundër samiteve, as kundër takimeve, por përpara takimit, sidomos në një atmosferë kaq të tensionuar, është më rëndësi të kuptojmë se si këto samite apo takime do të përfundonin dhe cili do të ishte rezultati”, tha Sergej Lavror, Ministër i Jashtëm i Rusisë.

Bisedimet mes zyrtarëve të lartë të perëndimit dhe Moskës po zhvillohen në kohën kur janë intensifikuar luftimet në lindje të Ukrainës në mes të forcave ukrainasve dhe rebelëve pro-rusë. Prej disa ditësh ka nisur edhe largimi masiv i banorëve nga rajonet e kontrolluara nga separatistët pro-rusë.

Ndërkaq Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar Kombet e Bashkuar se posedojnë “informacione të besueshme” se Kremlini po hartonte një listë të ukrainasve që planifikonte t’i vrasë, rrëmbejë, ndalojë dhe torturojë.

Por zëdhënësi i Kremlinit ka hedhur poshtë raportet e inteligjencës amerikane se Rusia ka një listë të ukrainasve për të kapur ose vrarë ata pas një pushtimi duke e quajtur një “gënjeshtër absolute”./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button