Nesër dhe pasnesër disa pjesë të Shkupit mbesin pa energji elektrike dhe ujë

Për shkak të punëve teknike në elektro rrjetin distributiv pa energji elektrike do të mbesin disa pjesë të Kisella Vodës, Qendrës dhe Karposhit.

Siç informon Qendra rajonale për Menaxhim me Krizat të Qytetit të Shkupit, pas njoftimeve  nga EVN dhe NP Ujësjellës dhe kanalizim, nesër pa energji elektrike do të mbesin: nga ora 08:00 deri në 14:00, shfrytëzuesit e rr. “Pushkinova” nr.4 (komuna Kisella Vodë) nga ora 08:00-15:00, shfrytëzuesit e rrugëve: 163, 164, 165 dhe Husein Bajram në lagjen Kërnjevo (komuna Qendër), ndërsa prej orës 09:00-14:00, shfrytëzuesit e një pjese të rrugëve: Demir Trajko dhe Njegosheva (Komuna e Karposhit).

Të premten, pa energji elektrike prej orës 08:00-16:00, do të mbesin shfrytëzuesit e disa pjesëve të rrugëve: Kosta Novakoviq dhe Metodija Shatorov-Sahrlo. (Komuna Aerodrom).

Pa ujë, sërish, nesër, për shkak të lidhjes së rrjetit të ujësjellësit me diametër prej f-100mm në rr. Sreqko Puzhalka pn, prej orës 08:30 deri në përfundimin e aktiviteteve, do të jenë shfrytëzuesit e një pjese të rrugës Sreqko Puzhalka dhe lagjja. Tovarnik. (Komuna Gazi Babë).

Për shkak të lidhjes së rrjetit të ujësjellësit me diametër prej f-100mm në rr. Viktor Igo nr.31, nga ora 09:00 deri në përfundimin e aktiviteteve, me furnizim të ndërprerë me ujë, do të jenë edhe shfrytëzuesit e rrugëve: Viktor Igo, Nevena Georgieva Dunja, Draga Stojanovska dhe Drenak. (Komuna e Kisella Vodës).

LEXO EDHE:

Back to top button