Nesër fillon skriningu në shkolla, qëllimi është parandalimi i përhapjes së virusit te nxënësit

Gazetare: Vjollca Aliti

Nesër fillon testimi i nxënësve nëpër shkollat fillore në gjithë vendin për të parë se sa është përhapja e virusit korona, tek moshat shkollore, shkruan Alsat.
Procesi i skriningut vjen pas raportit të fundit të Institutit të Shëndetit Publik i cili tregoi një rritje prej 60% të nxënësve të prekur nga Kovid19. Komisioni për sëmundje ngjitëse njoftoi se realizimi i testimit do të bëhet nëpër shkolla dhe jo në Qendrat e Shëndetit Publik ashtu siç u paralajmërua të martën.

“Numrat shqetësues që i morëm nga shkollat fillore ishin alarm për të iniciuar dhe aplikojmë një skrining të tillë I cili do të na tregojnë se sa përhapja e virusit nëpër shkollat fillore. Për nesër janë siguruar ekipe – punonjës shëndetësor të cilët do ta zbatojnë procesin të cilët në bazë të metodologjisë do t’i mbledhin të dhënat, dhe të njëjtat do të dorëzohen për analizë në ISHP me qëllim që të kemi pasqyrë të qartë se si po qarkullon virusi nëpër shkolla”, u shpreh Zllate Mehmedoviq, Zëdhënës I Komisionit për sëmundje ngjitëse.

Ndërkohë kreu i KSI-së njoftoi se nga sot rekomandimet për shërimin e pacientëve me Kovid19 janë publike në faqen e ministrisë së Shëndetësisë. Ata janë të disponueshme për mjekët të cilët trajtojnë pacientë me Kovid19.

“Këto rekomandime të cilat janë në faqen e ministrisë janë version i katërt ose i pestë i rekomandimeve ekzistuese të cilat janë shfrytëzuar në të kaluarën por kanë pësuar ndryshime. Dhe ky version i cili është nga shtatori i vitit të kaluar do ketë ndryshime të radhës ashtu siç do ndryshohen në bazë shkencore. Ata parashihen të jenë udhëzues për të gjithë mjekët që trajtojnë pacientë me Kovid”, tha Aleksandar Petlickovski, kryetar i Komisionit për sëmundje ngjitëse.

Nuk përjashtohet mundësia që këta rekomandime të bëhen edhe të detyrueshme për të gjithë mjekët që trajtojnë Kovid pacientë. Por për këtë gjë, duhet të kalojnë përmes disa procedurave ligjore. Ndryshe, që nga fillimi I pandemisë e deri më tash shumë ekspertë vendor kanë kritikuar institucionet shtetërore se nuk iu përmbahen protokolleve për shërimin e pacientëve me Kovid, duke e lidhur numrin e lartë e vdekshmërisë nga Kovid nga pikërisht mos respektimin e rekomandimeve./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button