Moti nesër në Maqedoninë e Veriut pritet të jetë i vranët dhe më i freskët, nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, ndërsa gjatë ditës do të ketë reshje të herëpashershme shiu.
Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, reshjet do të vijojnë gjatë natës dhe do të zgjasin deri të shtunën në mëngjes. Në disa zona parashikohen reshje më intensive, ku sasia e shiut mund të kalojë 30 litra për metër katror.
Edhe në Shkup pritet mot kryesisht i vranët dhe më i freskët. Gjatë pasdites dhe natës do të ketë reshje shiu, ndërsa në disa pjesë të luginës ato mund të jenë me intensitet mesatar deri të shtuar. Era do të fryjë kryesisht me intensitet të dobët deri mesatar.
Pas përfundimit të reshjeve, kushtet atmosferike pritet të përmirësohen gradualisht. Vranësirat do të jenë të ndryshueshme, me periudha me diell dhe rritje të temperaturave. Megjithatë, nuk përjashtohen intervale me vranësira më të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu.








