Netanyahu: Jemi në fillimin e fundit të pandemisë

Izraeli është në fillimin e fundit të pandemisë së koronavirusit, deklaroi kryeministri Benyamin Netanyahu duke iu referuar fillimit të fushatës së vaksinimit javën e ardhshme.

“Deri atëherë unë kërkoj nga të gjithë të respektojnë rregullat. Nuk ka asnjë arsye që të ketë më shumë vdekje, tragjedi të tjera dhe sëmundje të rënda”, shtoi ai gjatë vizitës në mjediset ku ruhen vaksinat Pfizer.

Javën e kaluar, kur mbërriti dërgesa e parë e vaksinave, Netanyahu theksoi se ”qëllimi i Izraelit është të vaksinojë 60 000 persona në ditë”.

Izraeli që nga fillimi i pandemisë ka regjistruar 357,859 raste me Covid-19 dhe 2,999 viktima.

LEXO EDHE:

Back to top button