Neurologët pohojnë: Këto simptoma mund të shfaqen vite përpara diagnozës së sklerozës së shumëfishtë
Neurologët pohojnë: Këto simptoma mund të shfaqen vite përpara diagnozës së sklerozës së shumëfishtë

Kapsllëku mund të jetë një shenjë paralajmëruese e hershme e sklerozës së shumëfishtë, thonë neurologët. Ata gjithashtu besojnë se infeksionet e traktit urinar, depresioni dhe problemet seksuale mund të tregojnë se dikush në mënyrë të pavetëdijshme vuan nga kjo sëmundje.
Një studim i kryer nga neurologë në Universitetin e Sorbonës në Paris zbuloi se ka sëmundje që prekin pacientët me sklerozë të shumëfishtë deri në 5 vjet përpara se ajo të diagnostikohet përfundimisht.
“Sigurisht, jo të gjithë ata që kanë këto simptoma zhvillojnë sklerozë të shumëfishtë. Simptomat e listuara janë të zakonshme dhe mund të jenë shenja të sëmundjeve të tjera”, thotë doktoresha Celine Luapre.

Megjithatë, Dr. Luapre beson se ky zbulim mund të jetë i dobishëm për ata që janë në një rrezik më të lartë të zhvillimit të sëmundjes, veçanërisht njerëzit me një histori familjare të sklerozës së shumëfishtë. Simptomat tipike të gjendjes autoimune përfshijnë vështirësi në ecje, probleme me shikimin dhe ngurtësi, dhe pacientët me sklerozë të shumëfishtë më parë janë gjetur se vuajnë nga kapsllëku, infeksionet e fshikëzës, depresioni dhe problemet seksuale.
Për shkak të paparashikueshmërisë së simptomave, mund të duhen vite përpara se pacientët të diagnostikohen me sëmundjen. Nuk ka shërim, por trajtime të tilla si steroidet mund të kontrollojnë gjendjen dhe të lehtësojnë simptomat.