Nevzat Bejta në Debresh: Zgjidhja e ujit të pijshëm nis brenda 100 ditëve të para
Nevzat Bejta në Debresh: Zgjidhja e ujit të pijshëm nis brenda 100 ditëve të para
Kandidati i VLEN-it për Komunën e Gostivarit Nevzat Bejta ka vazhduar takimet në kuadër të fushatës zgjedhore në fshatin Debresh. Bejta ka premtuar para banorëve se në 100 ditët e para si kryetar komune, do të nisin përgatitjet për zgjidhjen e përhershme të problemit me ujin e pijshëm për banorët e Debreshit, teksa tutje do të realizohen të gjitha projektet e parapara për Debreshin, sipas kërkesave të banorëve. Kandidati i VLEN-it u ka premtuar banorëve se nuk do të ketë më neglizhencë apo harresë nga komuna dhe se është koha për punë të mira dhe në dobi të të gjithë qytetarëve pa dallim.








