Nexhipi largohet nga Turqia, mbyll bashkëpunimin me klubin turk

Nderim Nexhipi ka ndërprerë bashkëpunimin me klubin turk Manisa. Përvoja e Nexhipit në Ligën e Parë të këtij vendi si drejtor sportiv ka zgjatur vetëm 6 muaj, me lajmin që është bërë publik nga vetë 39-vjeçari, me një postim në rrjetet sociale.

“Nga dita e sotme nuk jam më pjesë e klubit turk Manisa FK. Në bisedë me presidentin e klubit kemi rënë dakord që me marrëveshje të dyanshme të ndërprejmë bashkëpunimin,” ka shkruar Nexhipi në rrjetet sociale.

Nexhipi ka punuar më parë te Ballkani, në Kosovë. Mundësitë për të ardhmen janë të shumta dhe koha do tregojë destinacionin e radhës.

LEXO EDHE:

Back to top button