Neziri: Gostivari i fortë, por ne zbresim si kampion dhe kërkojmë 3 pikë

Liga e Parë Futbollistike e Maqedonisë sjell pesë ndeshje në kuadër të xhiros së 12-të. Dy ndeshjet e ditës që tërheqin vëmendje më shumë janë ato që luhen në Tetovë dhe Gostivar.  Shkëndija në shtëpi do të pret Voska Sportin, ndërsa Gostivari do të takohet me kampionët në fuqi, Struga Trim Lum.

“Ekipi është i përgatitur si për të gjitha ndeshjet tjera, ashtu edhe këtë radhë. Jemi të vetëdijshëm se na pret një transfertë e vështirë, kjo pasi Gostivari tashmë ka dëshmuar se posedon një skuadër të fortë, megjithatë neve jemi kampionët dhe si të tillë do të zbresim në fushën e blertë për të nxjerrë një rezultat pozitiv, që do të ishte marrja e 3 pikëve”, ka thënë mbrojtësi i Strugës, Mexhit Neziri para duelit me Gostivarin.

Shkupi në këtë xhiro rikthehet të luaj në Çair, aty ku sot do të përballet me Rabotniçkin. Para kësaj ndeshje nga tabori bardheblu ka folur sulmuesi i krahut, Kristijan Trapanovski.

“Para nesh kemi një tjetër ndeshje shumë të rëndësishme. Shpresoj që do të jemi në nivelin e duhur dhe të vazhdojmë serinë e paraqitjeve të mira. E respektojmë ekipin e Rabotniçkit, por në plan të parë kemi që të shënojmë rezultat pozitiv dhe ta arsyetojmë besueshmërinë e publikut tonë”, është shprehur Trapanovski.

Në përballjet e tjera të javës së 12-të, Vardari takohet me Brera Strumicën dhe Makedonija Gj.P përballet me Tikveshin. Të gjitha ndeshjet nisin nga ora 13:00.

LEXO EDHE:

Back to top button