Nga dy fitues për çmimin e golashënuesit dhe portierit në Premier Ligë

Sulmuesi egjiptian, Mohamed Sallah nuk arriti ta mbante vetëm për vete “Këpucën e Artë”. Ylli egjiptian do ta ndajë Këpucën e Artë me yllin e Totenham Hotspur, Heung Min Son, pasi që të dy lojtarët kanë shënuar nga 23 gola në këtë sezon. Vlen të përmendet se lojtari i Tottenham asnjërin nga 23 golat nuk e ka shënuar nga pika e bardhë.

 

 

Ndërkohë Alison Beker dhe Ederson Moraes kanë ndarë ‘Dorezën e Artë’ në Premier Ligë. Dy portierët e kombëtares së Brazilit, të cilët luajnë me skuadrat Liverpullit dhe Man. Sitin, janë zgjedhur më të mirët e sezonit në Premier Ligës.

Dy brazilianët mbajtën nga 20 herë portën e paprekur këtë sezon, për të arritur tek ky çmim. Të dy portierët pësuan gol në xhiron e fundit, duke mos arritur kështu të unifikohet fituesi. Megjithatë, më me gëzim këtë trofe e merr portieri i Man Siti, Ederson i cili në xhiron e fundit u shpall edhe kampion.

LEXO EDHE:

Back to top button