Nga erërat e forta, rrëzohet druri në Çarshinë e Shkupit
Nga erërat e forta, rrëzohet druri në Çarshinë e Shkupit

Moti i ligë që kaploi Shkupin këtë pasdite, ka shkaktuar dëme materiale edhe në Çarshinë e Vjetër
Një dru është parë për tokë, pasi u rrëzua nga erërat e forta këtë pasdite.
Autoritetet e Shkupit nuk kanë dalë me bilanc të dëmeve, por nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike kanë njoftuar se edhe rajoni i Shkupit është përfshirë nga moti jostabil.