Nga klasa I deri III mësimi me prezencë fizike, të tjerët online – ALSAT-M


Qeveria nuk din akoma se kur do të fillojë viti i ri shkollor. Mirëpo, ka miratuar vendimin për mënyrën e realizimit të procesit edukativo arsimor. Mësimi do të zhvillohet kryesisht në mënyrë online, me dy përjashtime. Fëmijët nga klasa e parë e deri në tretën mësimin do ta ndjekin me prezencë fizike ndërsa pjesa tjetër e nxënësve nga arsimi fillor dhe i mesëm mësimin do ta ndjekin nga distanca. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se e prindërve të nxënësve deri në klasë të tretë do t’u jepët edhe mundësia e zgjedhjes. Ata kanë të drejtë të kërkojnë që fëmijët e tyre mos të obligohen për prezencë fizike në shkolla por realizimin e mësimit ta ndjekin në internet.

“Gjithashtu, me kërkesë të prindit, fëmijët nga klasa e parë e deri në të tretën do të mund ta ndjekin mësimin e plotë edhe online. Pas bisdimeve intenzive me prindërit dhe personat tjerë profesionist kemi vendosur të lejojmë të ketë zgjedhje ana e prindit. Shkaku është se në disa familje të caktuara ka prindër të cilët janë të sëmurë kronikë me rrezik të lartë shëndetësor- deklaroi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë

Ministri i Arsimit tha se planifikohet që mësimdhënësit mësimin online ta realizojnë nga vendi i tyre i punës.

 “Mësimdhënësit do të duhet të jenë në klasa dhe sipas orarit të përcaktuar që më parë përpara fillimit të vitit të ri shkollor ata do të duhet të mbajnë leksionet e tyre, të përpunojnë temat nga programet mësimore dhe të njejtat të përcillen nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik deri tek nxënësit. Në kohë reale të prëcjellen, të emetohen video leksionet deri tek të nxënësit të cilët ndjekin mësimin nga shtëpia- pohoi Arbër Ademi, ministër i Arsimit

Në shkollat ku do të realizohet mësimi me prezencë fizike do të duhet të respektohen protokollet tashmë të miratuara për mbrojtje nga Covid 19 që parashikojnë më së shumti 20 nxënës në një klasë me distancë fizike prej 1.5 metër, mbajtje të maskës dhe dezifektim. Përjashtim nga mësimi online do të mund të bëjnë edhe shkollat të cilat kanë klasa me më pak se 20 nxënës. Kërkesa që të ndjekin mësimin me prani fizike edhe këto nxënës që janë pjesë e klasave më numër të ulët të nxënësve, duhet të bëhet nga Komunat. Ministria e Arsimit dhe një grup i posaçëm pune me anëtarë nga Komisioni për sëmundje ngjitëse do të shqyrtojnë kërkesat e komunave dhe varësisht gjendjes epidemiologjike do të marrin një vendim.

Melihate Rustemi

 

                                         

LEXO EDHE:

Back to top button