Nga luftërat te filmat: Është publikuar lista e termave më të kërkuar të këtij viti
Google ka publikuar top listën e termave më të kërkuar në botë në vitin 2023.

Kur bëhet fjalë për filmat, përdoruesit më së shumti kërkuan informacione në lidhje me filmin “Barbie”. Në vend të dytë është thriller biografik i Christopher Nolan “Oppenheimer”.
View this post on Instagram
Lista vjetore e kërkimeve kryesore e Google përputhet me rezultatet e arkës së Barbie si filmi me fitimet më të larta të vitit, duke fituar 1.4 miliardë dollarë nga 950 milionë dollarët e Oppenheimer.
ersonat e famshëm më të kërkuar që vdiqën në vitin 2023 janë Matthew Perry, Tina Turner dhe Sinead O’Connor, ndërsa lufta në Gaza, misioni tragjik i nëndetëses në Titanikun dhe tërmeti në Turqi janë lajmet më të kërkuara.
Shakira është femra muzikante më e kërkuar e vitit 2023 në Google.
Bibimbap, një pjatë koreane me oriz, është receta më e kërkuar dhe ekipi sportiv më i kërkuar është Inter Miami, për të cilin luan ylli argjentinas i futbollit Lionel Messi.