Nga mbetjet e dy nëndetëseve bërthamore, Franca do të bëj një të re

Një nëndetëse franceze me energji bërthamore, e dëmtuar rëndë nga një zjarr vitin e kaluar, “është shpëtuar”, duke e prerë atë në dy pjesë. Gjysma e padëmtuar do të kombinohet me pjesën e një nëndetëseje tjetër, për të bërë në fund një të re.

Nëndetësja Perle u përfshi nga një zjarr aksidental prej 14 orësh qershorin e kaluar në një kantier detar në Toulon.

Si pasojë, pjesa e përparme e saj u bë e papërdorshme dhe pësoi dëmtime strukturore që nuk mund të rregulloheshin, sipas Ministrisë Franceze të Mbrojtjes.

Por gjysma e pasme e nëndetëses, nuk u dëmtua dhe do të bashkohet me një prej “simotrave” të Perle, të quajtur Saphire. Kjo nëndetëse ishte jashtë shërbimit prej vitit 2019 dhe po priste çmontimin në një kantier detar në portin veriperëndimor të Cherbourg.

Kështu, pjesa e përparme e nëndetëses Saphire do të shoqërohet me pjesën e pasme të “Perle”, për të bërë në fund një nëndetëse të fuqishme. Kosto e procesit nuk është bërë publik, por puna pritet të përfundojë në muajt e ardhshëm dhe do të përfshijë 250 000 orë punë industriale nga 300 njerëz.

LEXO EDHE:

Back to top button