Nga mesnata ulen çmimet e derivateve të naftës
Nga mesnata ulen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,91 % në raport me vendimin e datës 26.7.2024.
Nga data 30.7.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
EUROSUPER BS – 95 81,00 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 83,00 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) 73,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 71,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 44,381 (denarë/kilogram)
Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 1,00 denarë/litër.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 0,50 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,275 den/kg dhe do të jetë 44,381 den/kg.
Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 30.7.2024. Shitësit me shumicë dhe pakicë të derivateve të naftës dhe të karburanteve për transport mund të vendosin çmime të veçanta për derivatet e naftës dhe të karburanteve për transport edhe më të ulëta se çmimet më lartë të përcaktuara.