Nga nesër ‘bllokohet’ komunikacioni në Shkup

Në rrugët e Shkupit prej 8 qershorit deri më 10 qershor do të ketë kufizime në qarkullim për shkak protestave të paralajmëruara nga OBRM-PDUKM.

Siç informojnë nga MPB, në Shkup më 8, 9 dhe 10 qershor (e martë, mërkurë dhe enjte) në periudhën prej 15:00 deri 17:00 është paraqitur protest e organizuar nga partia politike OBRM-PDUKM.

Ata thonë do të jetë i bllokuar udhëkryqi ndërmjet bulevardit “Goce Dellçev” dhe “Krste Petkov Misirkov”, udhëkryqi ndërmjet bulevardit “Kliment Ohdriski” dhe rrugës “Kiril dhe Metodi” dhe udhëkryqi ndërmjet rrugës “11 tetori” dhe “Filipi i Dytë i Maqedonisë”.

Policia kërkoi nga qytetarët të respektojnë punonjësit policor që janë përgjegjës për rregullimin e komunikacionit.

Ndryshe, bllokadat e partisë opozitare maqedonase do të zgjasin çdo ditë prej orës 15 deri në 17.

LEXO EDHE:

Back to top button