Nga nesër mot i paqëndrueshëm me reshje të kohëpaskohshme të shiut

Nga nesër mot i paqëndrueshëm me reshje të kohëpaskohshme të shiut

Gazetare: Linda Ebibi

Drejtoria për Punë Hidrologjike, Drejtoria për Mbrojte dhe Shpëtim, dhe Drejtoria për Menaxhim me Kriza kanë filluar të marrin masa parandaluese nga përmbytjet eventuale që mund ta përfshijnë vendin. Në takimin e fundit koordinues, institucionet kompetente kanë konstatuar se nuk pritet të ketë stuhi të mëdha sikurse në vendet e rajonit.

“Përgatitja e institucioneve është e nevojshme gjithmonë. Në funksion të parandalimit është mbajtur takim koordinues e nivelit më të lartë… ku është diskutuar për parashikimin e kushteve atmosferike për periudhën e ardhshme ku gjendja hidrologjike për momentin nuk thotë se do të ketë dalje të lumenjve në ditët në vazhdim”, deklaroi Dragi Tarçugovski, këshilltar shtetëror QMK.

Sipas Tarçugovskit përmbytja e shpejtë e rrugëve nga reshjet e shiut është tregues se nuk ka kanalizime të mjaftueshme.

“Fakt është që qytetet tona ende nuk kanë kanalizim të mjaftueshëm që të mund ta pranojnë ujin dhe çdo shi bënë që rrugët e tona të duken si lumenj dhe kemi përmbytje të shumë rrugëve, bulevardeve dhe bodrumeve. Por, ky është problem që është nën kompetencat e komunave dhe qytetit të Shkupit , që është pak problem të tejkalohet, pasi duhet shumë muaj të tejkalohet dhe për këtë duhet investime të vazhdueshme”, tha Dragi Tarçugovski këshilltar shtetëror QMK.

Në rast të ndonjë fatkeqësie që mund të ndodhë nga përmbytjet, nga QMK thonë se Ministria e Brendshme dhe ajo e Mbrojtjes kanë helikopterë të mjaftueshëm për kërkim-shpëtim. Ditëve në vijim do të ketë ndryshim të motit. Parashikohen reshje të rrëmbyeshme shiut. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button