Nga nesër ndryshon orari i parkimit zonal në Shkup

" "

Ndërmarrja Publike “Parkingu i Qytetit”, Shkup njofton se nga nesër hyn në fuqi orari dimëror i punës për parkimin zonal në hapësirat publike të dedikuara për parkim.

Në zonat A, B dhe C, parkimi do të funksionojë nga e hëna deri të premten, nga ora 07:00 deri në 21:00, ndërsa të shtunave nga 07:00 deri në 14:00.

Në zonën D, orari mbetet i pandryshuar. Parkimi do të jetë në funksion nga e hëna deri të shtunën, nga ora 07:00 deri në 23:00.

Nga NP “Parkingu i Qytetit”, Shkup u bëjnë thirrje qytetarëve që t’i kushtojnë vëmendje orarit të ri dhe ta kryejnë pagesën e parkimit në kohë, në përputhje me orarin e përcaktuar./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button