Nga sot ilaç kundër Covid edhe në Greqi

Nga sot në Greqi, nis shpërndarja e ilaçit kundër Covid “Merck” nëpër shtëpi.

Sipas zëvendës ministres të Shëndetësisë, Mina Gaga, pilulat antivirale do jenë të disponueshme  për qytetarët mbi 18 vjeç me probabilitet të lartë për të shfaqur simptoma të rënda nga infeksioni i Covid-19.

Sipas  zëvendësministres së Shëndetësisë Mina Gaga, pilula nuk do jetë e disponueshme për gratë shtatzëna.

Si do të arrijnë pilulat tek qytetarët

Zonja Gaga bëri të ditur se pilulat antivirale Merck do të dërgohen në shtëpinë e pacientit me post, për të shmangur shqetësimin e qytetarëve.

Varianti “Omicron” dhe pilula Merck

Partneri Merck dhe Ridgeback Biotherapeutics njoftuan të Premten se gjashtë teste laboratorike kanë treguar se ilaçi i tyre eksperimental për COVID-19, molnupiravir, funksionon kundër variantit shumë ngjitës Omicron të koronavirusit, shkruan zougkl.gr.

LEXO EDHE:

Back to top button