Nga thyerja e shpagetave deri te ajo e televizorit: Momentet më gazmore të tifozëve

Kampionati Evropian 2024 nisi të premten me ndeshjen hapëse, aty ku nikoqiri Gjermania u përball me Skocinë të cilën e mposhti me rezultat të thellë 5-1.

Teksa sot (16 qershor) kemi hyrë në ditën e tretë të ndeshjeve, mund të themi se deri më tani gjithçka ka qenë në kufijtë e perfektes, si në aspektin e mbarëvajtjes së ndeshjeve e deri tek spektakli që dhuruan tifozët.

Së paku tre gola u shënuan në çdo ndeshje të luajtur deri më tani në Euro 2024, ndërsa nuk munguan as gëzimet e hidhërimet nga tabore të ndryshme të tifozëve, të cilat u shoqëruan me disa veprime që bënë bujë në rrjetet sociale.

Mbrëmë (15 qershor) para fillimit të ndeshjes mes Italisë dhe Shqipërisë ishim dëshmitarë të një momenti qesharak. Një tifoz i kombëtares shqiptare shihej me shpageta në dorë të cilat eventualisht më pas i theu, ndërsa para tij qëndronte një tifoz i Italisë i cili i përgjërohej që të mos e kryente atë veprim.

 

Një tjetër gjest që dëshmoi se futbolli i bashkon të gjithë pa marrë parasysh racën, gjininë, moshën apo shtetin, ishte momenti kur tifozëve shqiptarë që po kërcenin valle para ndeshjes, iu bashkuan edhe disa tifozë italianë.

 

 

Polici gjerman flet për atmosferën e krijuar nga tifozët kuqezi

“Tifozët e Shqipërisë deri tani në Dortmund janë shumë simpatikë, janë të zhurmshëm dhe me temperament shumë të lartë”, tha ai mes të tjerash.

Një grua në moshë të shtyer thyen televizorin në shenjë nervozizmi pas humbjes së Kroacisë ndaj Spanjës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by SPRDAČINE (@sprdacine2)

 

Valvitja e flamurit shqiptar para autobusit që po transportonte lojtarët e Serbisë

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Olti Curri (@olticurri)

LEXO EDHE:

Back to top button