Nga Zirkzee te Holm dhe rinovimet, 5 dhuratat për Inzagin

Interi, fitues i titullit të 20-të (yllit të dytë), po planifikon të ardhmen. Drejtuesit zikaltër, tashmë po mendojnë për sezonin e ardhshëm. Pasi kanë mbyllur prurjet e Zielinskit dhe Taremit si lojtarë të lirë, dhuratat mund të mos kenë mbaruar për trajnerin Simone Inzagi.

Plani evropian, sipas “Gazzetta dello Sport”, parashikon tri përforcime të tjera për trajnerin zikaltër, plus dy dhurata, rinovimet e dy elementëve thelbësorë të skuadrës si Lautaro Martinez dhe Nikolo Barella. Me të dy, tashmë prej pak kohësh kanë nisur diskutimet për zgjatjen e marrëveshjes.

Së shpejti do të ketë një takim me trajnerin për të bërë një bilanc të situatës. Bento Mateus Krepsk mund të mbërrijë në portë, ndërsa ëndrra për sulmin është Xhoshua Zirkzee i Bolonjws, i kërkuar edhe nga klube të tjera, por nevojiten burime të konsiderueshme financiare, sepse 60 milionë euro mund të mos mjaftojnë. Më në fund, për krahun e djathtë, me largimin e Dumfries, nën monitorim po mbahet Emil Hollm i Atalantës.

LEXO EDHE:

Back to top button