Ngatërrohet UEFA, Çeferin mbetet i shtangur gjatë ceremonies

Siç është bërë e zakonshme, në podium u paraqitën për medaljet fillimisht lojtarët dhe stafi i Mançester Junatid, finalistët që dolën të dytët, e më pas fituesit e Totenhemit.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, ishte as i cili vendoste me radhë medaljet te pjesëtarët e dy skuadrave. Por duket se UEFA nuk kishte bërë mirë llogarinë sa i përket medaljeve që do i dorëzoheshin Totnehemit, pasi në rreshtin e lojtarëve që shkuan në podium u futën edhe disa prej atyre të cilët kishin munguar për shkak dëmtimi në këtë ndeshje.

Kësisoj, në fundin e rreshtit ku ishin dy emrat kryesorë të kësaj skuadre, Romero e Son, Çeferin nuk kishte medalje për t’u vendosur. I befasuar, ai i kërkoi shpjegime asistentit që kishte pranë podiumit, e pastaj u “dorëzua”. Ai i shpjegoi Son se do të merrte medaljet me vonë dhe i dorëzoi trofeun kapitenit të Totenhem që të vazhdonte ceremoninë me shokët e skuadrës pa medaljen e fituesit në qafë.

https://streamff.com/v/08c1d5d0

LEXO EDHE:

Back to top button