Ngec ligji për marrëdhëniet e punës

Ngec ligji për marrëdhëniet e punës

Gazetar: Adrian Kerimi

Qeveria nuk përjashton mundësinë që propozim-Ligjin për marrëdhënie pune i cili aktualisht ndodhet në procedurë parlamentare të tërhiqet nga procedura dhe të dorëzon propozim të ri me flamurin e BE-së. Komisioni për punë dhe politikë sociale sot duhej të niste shqyrtimin e amendamenteve, por mbledhja e thirrur u anulua pa arsyetim. Jo zyrtarisht mësohet se Kuvendi planifikon një koordinim mbi numrin e madh të amendamenteve që ka propozuar E Majta dhe VMRO-DPMNE-ja. Kryeministrit Dimitar Kovaçevski tha se për momentin nuk planifikohet tërheqja e propozim ligjeve të tjera.

“Deputetët kanë propozuar ligje të cilat për fat të keq që një parti politike e cila është kundër të gjitha qëllimeve strategjike të shtetit, ka parashtruar amendamente me të cilat praktikisht, po zvarritet debati. Sot nuk është mbajtur seanca, se si do të rrjedhin gjërat në ditët në vazhdim do të njoftoheni me kohë, megjithatë qëllim i shumicës dhe kësaj qeverie është që ky projekt të realizohet”, u shpreh Dimitar Kovaçevski, Kryeministër.

Në seancën e Qeverisë është sjell vendim që Marrëveshja me konzorciumin ndërkombëtar Bechtel dhe Enka për ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10-D të dorëzohet në Prokurori Publike. Kovaçevski tha se kjo bëhet me qëllim që organi akuzës të ketë qasjen e drejtpërdrejtë në marrëveshje dhe të anashkalon dyshimet për korrupsion. Megjithëse, Qeveria pretendon se kjo marrëveshje do të zbatohet më shpejtë në rast se miratohet pako e ligjeve që ndodhen në Kuvend, akoma mbetet e paqartë se si deputetët e Kuvendit arritën të kenë qasje në një marrëveshje të klasifikuar dhe mbi bazën e saj të propozojnë ndryshime ligjore të cilat i përshtaten realizimi të projektit.

Në propozim-Ligjin e ri për marrëdhënie pune parashikohet rritja e orëve të punës deri në 60 orë në javë mbi projektet që kanë të bëjnë me rëndësi për qytetarët. Gjithashtu parashikohet që për orët shtesë dhe ditën e diel të paguhet mëditje shtesë. Dispozitat parashikojnë që orët shtesë të bëhen me vullnetin e punëtorëve, por parashikojnë edhe raste kur punëdhënësi për çështje urgjente ka të drejtën e urdhëresës. Për punëtorët që dalin mbi 150 orë pune shtesë gjatë vitit kalendarik parashikohet rrogë bonus. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button