Ngecje në procesin e imunizimit në Evropë, AstraZeneca përgjysmon dërgesën e vaksinave

Plani i vaksinimit kundër Covid-19 në Evropë rrezikon të ngadalësohet sërish, pas lajmit se kompania AstraZeneca ka njoftuar furnizimin me gjysmën e dozave të porositura gjatë tremujorit të dytë.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Reuters, njoftimi iu është dhënë krerëve të bllokut gjatë një videokonference, ditë më parë.

Kjo do të thotë që nga 180 milionë vaksina të premtuara, AstraZeneca do furnizojë Evropën me vetëm 90 milionë të tilla.

Më herët, Komisioni Europian publikoi një version të redaktuar të kontratës me kompaninë farmaceutike AstraZeneca, mes përshkallëzimit të përplasjes për vonesat në furnizimin me doza.

LEXO EDHE:

Back to top button