Ngritje për 3 vende për Maqedoninë dhe Kosovën, kuqezinjët e Silvinjos në vendin e 65-të

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, shënoi ngritje për 3 pozita në renditjen e re të FIFA-s dhe aktualisht është në vendin e 69-të. Dy fitoret në kuadër të Ligës së Kombëve, kundër Letonisë dhe Armenisë, sollën përmirësim pozitiv në listen e FIFA-s, ndërsa deri në fund të vitit 2024, Maqedonia mund përmirësojë rangimin, pasi që përballet me Ishujt Faroe dhe Letoninë në Shkup.

Ngritje për 3 vende ka regjistruar edhe kombëtarja e Kosovës, e cila është në vendin e 101-të, ndërsa kombëtarja e Shqipërisë regjistroi ngritje për dy vende, duke u ndaluar në vendin e 65-të.

Në kreun e renditjes të FIFA-s, nuk ka ndryshime dhe Argjentina vazhdon në vendin e parë para Francës, Spanjës, Anglisë dhe Brazilit.

LEXO EDHE:

Back to top button