Ngrohja globale ka dyfishuar mundësinë e përmbytjeve ekstreme në Evropë

Ngrohja globale ka dyfishuar mundësinë e përmbytjeve ekstreme në Evropë

Ndryshimet klimatike që janë parë përmes temperaturave jashtëzakonisht të larta gjatë muajve të verës kanë çuar në përmbytje katastrofike në Evropë këtë muaj. Studiuesit thonë se ndotja ose ngrohja globale dyfishuan mundësinë e reshjeve ekstreme që goditën Evropën Qendrore në shtator. Nëse njerëzit, pavarësisht paralajmërimeve në vitet e fundit, nuk do të kishin vazhduar të ngrohnin planetin, sasia e ujit që ra në Kontinentin e Vjetër do të ishte përgjysmuar, përcaktoi Organizata Botërore Meteorologjike. “Tendenca është e qartë,” thotë Bogdan Kojnicki, një shkencëtar klimatik në Universitetin e Shkencave të Natyrës në Poznan. “Nëse njerëzit vazhdojnë të mbushin atmosferën me emetime të karburanteve fosile, situata do të jetë edhe më e vështirë”, thotë ai, siç raporton Guardian.

Stuhia Boris solli reshje rekord në Evropën Qendrore në mes të shtatorit, veçanërisht në Austri, Republikën Çeke, Hungari, Poloni, Rumani dhe Sllovaki. Shirat e dendur i shndërruan rrjedhat e qeta në lumenj të furishëm, duke shkaktuar përmbytje që shkatërruan shtëpi dhe vranë rreth dy duzina njerëz.

Studiuesit thonë se megjithatë, masat e marra për ta parandaluar atë kanë ulur numrin e viktimave në krahasim me përmbytjet e ngjashme që goditën rajonin në vitet 1997 dhe 2002. Ata kërkuan mbrojtje më të mirë nga përmbytjet, sisteme paralajmërimi dhe plane për reagim ndaj fatkeqësive dhe paralajmëruan kundër rindërtimit në rajonet e prirura nga përmbytjet.

LEXO EDHE:

Back to top button