Nicki Minaj paralajmëron histori “të papritura” në dokumentarin e saj

Nicki Minaj paralajmëron histori “të papritura” në dokumentarin e saj

Nicki Minaj do të publikojë një dokumentar të ri për jetën dhe karrierën e saj muzikore, dhe ajo u ka dhënë fansave një pasqyrë të asaj çfarë pritet.

Gjatë një paraqitje në “Watch What Happens Live With Andy Cohen”, Nicki shpjegoi: “Do të jetë një përvojë e shkëlqyer për fansat e mi”.

Ylli i repit mbetet e përkushtuar ndaj projektit, pavarësisht një vonese të gjatë. Ajo tha se planifikon të ndajë gjëra që “askush nuk i pret”.

Nicki – e cila publikoi albumin e saj të fundit, “Pink Friday 2”, në fillim të këtij muaji – shpjegoi gjithashtu arsyet e vonesës.

“Ajo që ndodhi ishte… albumi im nuk u krye kur do ta publikoja fillimisht, nuk doja që dokumentari të dilte pa muzikë. Kjo nuk do të kishte kuptim për njerëzit”.

Në fillim të këtij viti, Nicki publikoi një triler për dokumentarin.

LEXO EDHE:

Back to top button