Nicki Minaj publikon diss-in e këngës “Big Foot” për Megan Thee Stallion
Nicki Minaj publikon diss-in e këngës “Big Foot” për Megan Thee Stallion

Nicki Minaj publikoi një këngë ‘diss’ të Megan Thee Stallion të quajtur “Big Foot” të dielën mbrëma dhe vuri në shënjestër operacionin e saj të supozuar sekret estetik.
Një rresht në këngën shumë fyese të reperes 41-vjeçare thotë: “Um, pse gënjeu për operacionin?” dhe vazhdon: “Të dalësh me shokun e ngushtë është çmenduri, por ky tip je ti”
Kongo përmes penalltive eliminon Egjiptin dhe kalon në çerekfinaleIsh-ministri Haraqija dhe djali i presidentit Rugova, festojnë me Ali AhmetinVrasja e ushtarëve amerikanë në Lindjen e Mesme – pyetja kryesore është si do të …Sharon Stone flet për njohjet përmes aplikacioneve: Isha në një takim me një të varur n…Netanyahu kritikon familjet e pengjeve: Me protesta po e ndihmoni Hamasin
Kjo vjen dy ditë pasi Megan, 28 vjeçe, publikoi videoklipin e këngës së saj Hiss, e cila u duk se tallte Nickin dhe bashkëshortin e saj Kenneth Petty, shkruan DailyMail.
Gjatë fundjavës, Nicki, emri i vërtetë Onika Maraj, ndau kopertinën e këngës së saj të re së bashku me një fotografi të fytyrës së Megan në rrjetin social X.
Dyshja dikur miqësore kanë qenë në mosmarrëveshje që kur Megan recitoi tekstin “Këto bu*htra nuk janë të zemëruara me Meganin, këto bu*htra janë të zemëruara me Ligjin e Meganit”, duke iu referuar ligjit të SHBA që kërkon që forcat e rendit të ndajnë me publikun informacione për shkelësit e regjistruar të seksit, me publikun.
Ajo u perceptua nga fansat e Nickit si një ‘diss’ ndaj burrit të saj, i cili është një shkelës seksual i regjistruar dhe u dënua për akuzat për tentativë përdhunimi, duke kaluar katër vjet në burg.