Nicolas Cage bëhet baba për herë të tretë

Nicolas Cage bëhet baba për herë të tretë

Aktori i njohur, Nicolas Cage dhe gruaja e tij Riko Shibata kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë së bashku.

Riko solli në jetë vajzën e çiftit, me emrin e plotë August Francesca Coppola Cage, në një spital në Los Angeles të mërkurën, më 7 shtator. Ky është fëmija i parë i Rikos dhe i treti i Nicolas.

Aktori i “Kick-Ass” ka djalin Weston Coppola Cage, 31 vjeç, me ish-partneren, Christina Fulton dhe djalin Kal-El, 16 vjeç, me ish-bashkëshorten Alice Kim.

Nicolas dhe Rico u takuan në Japoni në vitin 2020 kur ai po xhironte filmin “Prisoners Of Ghostland’. Ajo mori një rol në film duke luajtur një nga katër femrat manekine.

Pasi u fejuan në FaceTime, çifti u martuan në hotelin Wynn në Las Vegas në shkurt 2021.

LEXO EDHE:

Back to top button