Nigeri, burra të armatosur sulmojnë shkollën dhe rrëmbejnë studentë

Burra të armatosur kanë sulmuan një shkollë në Nigerinë veriperëndimore sot në orët e para të mëngjesit, transmeton Alsat. Personat kanë hapur zjarr dhe kanë rrëmbyer disa studentë, shkruan CNN. Ngjarja ka ndodhur në “Federal College of Forestry Mechanisation, Mando, Kaduna”. Ky është rrëmbimi i tretë masiv nëpër shkolla gjatë këtij viti në Nigerinë Verior. Policia thotë se po punon për të shpëtuar studentët, numri i të cilëve ende nuk dihet.
“Policia dhe ushtria janë në krye të detyrës. Bëjmë përpjekje për t`u lidhur me drejtorinë e shkollës dhe të mësojmë numrin e saktë të studentëve që janë rrëmbyer dhe pastaj të shohim mundësinë e shpëtimit të tyre, në mënyrë që mos të dëmtojmë askënd dhe të arrestojmë autorët”, tha zëdhënësi i policisë Mohammed Jalige.