Niko zbulon arsyen përse rinovoi kontratën dhe pse refuzoi Barçën e Bajernin

Sulmuesi spanjoll Niko Uilliams nënshkroi një rinovim historik të kontratës me Atletik Klub, duke e lidhur veten me klubin bask deri më 30 qershor 2035. Një kontratë e paprecedentë në historinë e futbollit: tetë vjet shtesë nga marrëveshja e mëparshme.

Gjatë ceremonisë, Niko veshi një fanellë të re të frymëzuar nga koncepti “WIN” (Uilliams, Inaki dhe Niko), një simbol i besnikërisë ndaj projektit bask pavarësisht presionit të klubeve më të fuqishme.

“Ne kemi qëllime ambicioze, si Liga e Kampionëve dhe dua t’i arrij ato me klubin e jetës sime. Kjo është edhe për tifozët, të cilët gjithmonë më kanë mbështetur. Shpresoj t’i bëj ata të festojnë në San Mamesh për një kohë të gjatë”, tha Niko Uilliams.

LEXO EDHE:

Back to top button