Nikolloski nuk i humb shpresat se mund të ketë takim liderësh para 10 majit

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së opozitare, Aleksandar Nikoloski, në  emisionin “360 Gradë” në Alsat shpreson që takimi i liderëve të kërkuar nga kryetari i partisë opozitare të mbahet në ditët në vijim.

“Unë ende mendoj se do të kenë mjaft vetëdije deri të martën, e marta është 10 maj dhe se gjatë fundjavës do të bëhet ai takim i liderëve në të cilin do të biem dakord për një datë për zgjedhje të parakohshme dhe në këta katër sektorë kyç do të fillojmë të gjejmë zgjidhje për të mirën e Maqedonisë”, tha Nikoloski. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button