Nikollovski dha dorëheqjen nga funksioni i sekretarit të përgjithshëm të LSDM-së

Zëvendëskryeministri kundër Korrupsionit dhe Krimit, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Resurse Njerëzore Lipço Nikollovski sot dha dorëheqje me shkrim  nga funksioni sekretar i përgjithshëm i LSDM-së. Ai i shprehu falënderim të veçantë ish-kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaevit dhe të gjithë anëtarëve të partisë.

“Sot LSDM-ja është partia më e madhe, më moderne, më e digjitalizuar, më dinamike evropiane. Pas 18 viteve, LSDM-ja dhe koalicioni fituan në zgjedhjet parlamentare vitin e kaluar. Kryetarit Kovaçevski dhe udhëheqësisë së re u dëshiroj shumë  pjekuri, unitet, angazhim dhe ruajtjen e vlerave. Me këtë lë mundësi për zgjedhjen e sekretarit të ri të përgjithshëm sipas konceptit të kryetarit Kovaçevski”, qëndron mes tjerash në dorëheqjen me shkrim të Nikollovskit dorëzuar LSDM-së.

LEXO EDHE:

Back to top button