Nikollovski: Nuk shoh ndonjë përfitim konkret nga grafa e përkatësisë etnike

Gazetari Lubisha Nikollovski nuk sheh ndonjë përfitim të qartë nga vendosja e grafës për përkatësinë etnike në letërnjoftimet. Në emisionin e sotëm “Rruga Drejtë” në Alsat M, Nikollovski vlerëson se shënjestrimi i tillë i qytetarëve nuk do u kishte sjellë ndonjë dobi, por do i etiketonte të njëjtit.
Në vend ka statistika. Çdo vit nëse mbajmë statistika për vepra të mira dhe të këqija, atëherë do jetë- sa maqedonas ka nëpër burgje, sa shqiptarë, sa boshnjakë dhe do dalë teza se ndonjë komunitet etnik është i kriminalizuar. Ne do kemi të dhëna, por kjo nuk çon drejtë ndonjë të mire për qytetarët që jetojnë këtu dhe për krijimin e shoqërisë multietnike”, thotë Nikollovski.