VIDEO / Nipi i Muhamed Ali, fiton me nokaut teknik

Niko Ali Ualsh, nipi i madh i legjendës së boksit, Muhamad Ali, vijon paraqitjen e tij të shkëlqyer në ring, si boksier profesionist. Ai korri suksesin e dytë në ring, duke mposhtur Xhejms Uestlin, me nokaut teknik, në raundin e tretë, në një sfidë të zhvilluar në Atlanta.

 

Në gusht të këtij viti, Niko triumfoi sërish me nokaut teknik në raundin e parë, duke e nisur kështu mjaft mirë karrierën e tij. Ai e dominoi sfidën, duke goditur rivalin në të trija raundet, deri sa e hodhi në tapet.

“Jam i kënaqur me paraqitjen time, por e di që kam ende shumë punë përpara”, tha Niko Ali Ualsh.

 

 

Duket se 21-vjeçari po ndjek gjurmët e gjyshit të tij, që konsiderohet si boksieri më i madh në histori dhe në dy sfidat e para nuk ka zhgënjyer me paraqitjen e tij. Kohët e fundit, Niko Ali Ualsh ka nënshkruar një kontratë me kompaninë “Top Rank Boxing”, e menaxherit të njohur Bob Arum, që dikur ka qenë edhe menaxheri i Muhamad Ali.

LEXO EDHE:

Back to top button