Nis faza e testimit të “e-faturës”, sistemi që zëvendëson faturat në letër

Nis faza e testimit të “e-faturës”, sistemi që zëvendëson faturat në letër

Nga sot fillon faza e testimit për zbatimin e faturës elektronike “e-fatura”, sistem që do të zëvendësojë dokumentacionin klasik në letër. Sipas Ministres së Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska, kjo është reformë e rëndësishme për rritjen e transparencës, drejtësisë dhe stabilitetit të ekonomisë së vendit, si dhe hap serioz në luftën kundër ekonomisë gri.

Drejtoresha e DAP-it Elena Petrova, shpjegoi se po testohet interfejsi API, urë teknike që i lidh softuerët e bizneseve me platformën për faturim elektronik. Kjo do të thotë se faturat do të mund të dërgohen dhe pranohen automatikisht, në mënyrë standarde dhe digjitale, pa përdorimin e letrës dhe dokumenteve fizike. Me futjen e sistemit “e-fatura”, kompanitë do të kursejnë kohë dhe resurse, ndërsa shteti do të fitojë kontroll më të madh dhe saktësi në mbledhjen e tatimeve.

“Me këtë e ulim barrën administrative dhe e thjeshtojmë punën e firmave. Digjitalizimi dhe lirimi nga një numër i madh i detyrimeve administrative do t’u mundësojë kompanive që resurset e tyre t’i drejtojnë drejt aspekteve kyçe të zhvillimit dhe rritjes. Me sistemin “e-fatura” e bëjmë ekonominë më të drejtë, më transparente dhe më të hapur për investime, ndërsa konkurrencën e ngremë në një nivel më të lartë. Në këtë mënyrë sigurojmë kushte të drejta për punë dhe bazë për rritje të qëndrueshme ekonomike, e cila drejtpërdrejt kontribuon në përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve”, tha Gordana Dimitrieska Koçoska, Ministre e Financave ./ Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button