Në “Wembley” të Anglisë ka nisur ndeshja finale e evropianit, Itali-Angli. Anglezët e nisin me këmbë të mbarë. Në minutën e tretë është Shaw që shënon për “3 luanët”. Gareth Southgate ndryshoi skemën për finale, duke iu kundërpërgjigjur Roberto Mancinit, me një 3-4-3, shkruan SuperSport.
Të kaltrit luajnë me një formacion identik me atë të ndeshjes së fundit me skemën 4-3-3 me Donnarumman në portë, Di Lorenzon, Chiellinin, Bonuccin dhe Emerson Palmierin në mbrojtje, Jorginhon, Verratin dhe Barrelan në mesfushë dhe Chiesan e Insignen në mbështetje të Immobiles në sulm.
Në 3-4-3 e Southgate, Pickford luan në portë ndërkohë që në treshen e qendrës bashkë me Stones dhe Maguire është aktivizuar edhe Walker, mesfusha përbëhet nga Rice e Philips në qëndër dhe Shaë e Trippier nga krahët ndërkohë që në sulm Mount dhe Sterling janë në mbështetje të gjigantit Harry Kane.
Ndërsa Anglia pret për një triumf në futbollin ndërkombëtar që nga 1966, Italia e fitoi titullin e evropianit për të fundit herë në 1968 dhe është po ashtu e paduruar për të rrëmbyer trofeun. Edhe pse që atëherë ka fituar dy kupa bote, në 1982 dhe 2006, ç’ka dukshëm e ka zbutur dhimbjen.
Dhe të dyja ekipet janë revolucionarizuar nga drejtuesit e tyre me Gareth Southgate dhe Roberto Mancinin që kanë angazhuar lojtarë të rinj dhe kanë lënë fantazmat e të shkuarës pushim. Dhe tani, shumë italianë, e shohin Mancinin si arkitektin e kësaj mrekullie italiane.








