Nis fushata “Vepro tani, për natyrën”
Nis fushata “Vepro tani, për natyrën”

Në Ditën Botërore të Mbrojtjes së mjedisit dhe natyrës, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit hapësinor, nis fushatën “Vepro tani, për natyrën”, ku parashihen një sërë aktivitetesh që do të zbatohen gjatë gjithë vitit e që kanë për qëllim mbrojtjen e natyrës.
Ministri Izet Mexhiti, paralajmëroi përforcim të ligjeve ekzistuese dhe miratim të politikave të reja për ruajtjen e natyrës.
“Gjatë kësaj kampanje do të ndërmarrim një sërë aktivitetesh konkrete efektive. Mbjellja e pemëve në të gjitha qytetet dhe fshatrat e vendit tonë. Do të realizojmë fushatë masive për mbjelljen e pemëve duke rikthyer gjelbërimin nëpër zonat urbane dhe rurale. Pastrimet e hapësirave publike, do të organizojmë aksione të rregullta për pastrimin e lumenjëve, pyjeve dhe parqeve tona, duke përfshirë komunitetin dhe vullnetarët në këtë proces”, tha Izet Mexhiti, ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit hapësinor./ Alsat.mk