Nis gjyqi për imunitetin e Trump, pjesë e seancës edhe ish-presidenti

Nis gjyqi për imunitetin e Trump, pjesë e seancës edhe ish-presidenti

Trump sapo ka mbërritur në Gjykatë për çështjen e imunitetit, ashtu siç kishte premtuar se do të merrte pjesë në seancën e parë dëgjimore, ku një panel prej tre gjyqtarësh i Gjykatës së Apelit pritet të marrë vendimin.

Gjykata e Apelit e Qarkut në SHBA do të dëgjojë argumentet e avokatëve të Trump dhe këshilltarit special Jack Smith mbi pretendimet për imunitet.

Seanca pritet të zgjasë një orë.

Prokurori i posaçëm ka akuzuar Trump për përpjekje të paligjshme për të përmbysur zgjedhjet. Megjithatë, Trump thotë se ka imunitet nga këto akuza duke apeluar kështu vendimin.

Ndërsa gjykata e apelit po përshpejton procesin e saj, një vendim përfundimtar për këtë çështje mund të jetë ende javë larg. Apeli i sotëm do të përqendrohet në faktin nëse një president amerikan mund të ketë apo jo imunitet të plotë nga ndjekja penale për gjërat që ka bërë kur ishte president.

Gjyqi gjithashtu do të ketë një ndikim potencial në rastin e Trump në Xhorxhia.

LEXO EDHE:

Back to top button