Nis greva e të punësuarve në Fondin Shëndetësor, rrezikohen t’u ulet paga në masën 21%
Nis greva e të punësuarve në Fondin Shëndetësor, rrezikohen t'u ulet paga në masën 21%

Të punësuarit në Fondin e Sigurimit Shëndetësor nga sot kanë hyrë në grevë, shkruan Alsat.
Rreziku i uljes së pagave në masën 21% për 831 të punësuarit e këtij institucioni në të gjithë vendin, do të paralizoj pothuajse të gjithë sistemin administrativ-shëndetësor, i cili është i lidhur me pagesat e Fondit.
Nga Lidhja e Sindikatave thonë se Ligji për nëpunës administrativ është në Kuvend, por ai vend që të zgjidh problemin me pagat po i zhytë më thellë të punësuarit.
Sllobodan Trendafilov tha se pas marrëveshjes për harmonizim të pagave sipas rritjes së pagave minimale në mars të këtij viti, vet Qeveria ka rekomanduar që kjo metodologji të hyjë në fuqi nga marsi i vitit 2025.
Ata thonë se po privohen nga e drejta për 12 paga./ Alsat.mk