Nis hetimi penal ndaj pasurisë së Donald Trump

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Nju-Jork bën me dije se ka nisur një hetim penal ndaj Organizatës Trump, e cila merret me administrimin e fondeve të familjes së ish-presidentit amerikan.

Zëdhënësja e prokurores së shtetit, Letitia James u shpreh në një deklaratë për shtyp se tashmë hetimet ndaj kompanisë së Trump nuk janë më të natyrës civile.

Zonja James ka kontrolluar dhe hetuar marrëdhëniet financiare të ish-presidentit republikan përpara se të merrte detyrën.

Familja Trump i mohon akuzat dhe deklaron se ky hetim i nisur nga një prokuror demokrat është një hakmarrje politike.

Zëdhënësi i prokurores James, Fabien Levy u shpreh një ditë më parë Organizata Trump është njoftuar për ndryshimin e hetimit nga civil në penal, por nuk tregoi provat që e sollën këtë.

Gjithashtu, nuk bëhet me dije nëse ish-presidenti mund të ishte i implikuar personalisht në ndonjë akuzë.

LEXO EDHE:

Back to top button