Nis hetimi për vdekjen e oficerit të policisë në tubimin e Trump

Zyra e prokurorisë në SHBA ka në plan të hapë një hetim federal për vrasjen e Brian D. Sicknick. Një oficer i policisë së Kongresit të SHBA’së.

- Advertisment -

“Sicknick u plagos kur protestuesit pro-Trump sulmuan Kongresin dhe vdiq të enjten mbrëma për shkak të plagëve të marra në krye të detyrës”, thanë zyrtarët e policisë së Kongresit.

Sicknick është personi i pestë që vdes si rezultat i kryengritjes të së mërkurës.

Një grua u qëllua dhe u vra nga policia e Kongresit kur turma hyri në ndërtesë dhe tre të tjerë vdiqën nga ’emergjenca mjekësore’.

LEXO EDHE:

Back to top button