Nis mbledhja e firmave për referendumin kundër dixhitalizimit në arsim

Qytetarët tashmë kanë mundësi që t’i bashkohen iniciativës qytetare për referendum në lidhje me reformat në arsim, e cila nëse arrin t’i përmbushë kushtet e nevojshme, do të mund të hyjë në procedurë parlamentare.

 “100 nënshkrimet e nevojshme në mbështetje të iniciativës për organizimin e referendumit do të mund të jepen në njësinë rajonale të KSHZ-së në Komunën Qendër dhe në njësinë rajonale të KSHZ-së në Manastir. Kjo mundësi do të zgjasë për tre ditë. Të punësuarit në njësinë rajonale të KSHZ-së në Komunën Qendër u shprehën se janë të paautorizuar për të na treguar nëse deri tani ka pasur ose jo interesim nga ana e qytetarëve.”

Nisma mund të hyjë në procedurë parlamentare nga një propozues i autorizuar. Ajo është ngritur nga një grup prindërish me moton “libra dhe arsim të ketë patjetër” të cilët kundërshtojnë dixhitalizimin e materialeve mësimore. Ministrja e Arsimit Milla Carovska për këto tentime për bllokim të reformave akuzon opozitën. Sipas Ministrisë së Arsimit, e drejta për të iniciuar referendum është kushtetuese dhe e pakontestueshme por arsyeja është e absurde. Ndryshimet, thonë ata, duhet patjetër të ndodhin.

 Kemi opozitë e cila jo vetëm që nuk ka ditur se çfarë të bëjë me arsimin në kohën kur ka qeverisur për 12 vjet por edhe sot në mënyrë absurd fton për bojkotim të asaj që nënkupton arsim bashkëkohor. Digjitalizimi nuk varet nga shteti jonë, varet nga bota që intensivisht përgatitet dhe i përgatit fëmijët të jetojnë dhe të punojnë në shekullin 21. Digjitalizimi është i detyrueshëm dhe i patjetërsueshëm dhe këtë e pamë edhe në kohën e pandemisë.”- deklaroi Milla Carovska, ministre e Arsimit.

Sipas sqarimit të Ministrisë, zgjidhja ligjore, e cila përcakton dixhitalizimin hap pas hapi të materialeve mësimore, do të sigurojë ndërveprim më të madh, ulje të të mësuarit në shtëpi, dhe gjithashtu gjithëpërfshirje, duke pasur parasysh që librat shkollorë do të jenë në dispozicion në format audio, por edhe alfabetin Braj për personat me shikim të dëmtuar.

Fatlume Dervishi

LEXO EDHE:

Back to top button