Nis me stërvitje në palestër, Tajson Fjuri paralajmëron kthimin në ring?

Pak muaj pasi deklaroi tërheqjen e tij nga boksi, britaniku Tajson Fjuri mund të rikthehet sërish në ring. 36-vjeçari publikoi një video në mediat sociale të hënën, së bashku me ish-trajnerin Shugar Hill Stjuart, duke paralajmëruar se një rikthim në boks mund të jetë në plan këtë vit.
Fjuri u tërhoq nga boksi në janar pas humbjes së revanshit ndaj Oleksandr Usyk, por këtë gjë e kishte deklaruar edhe më parë (në 4 raste të tjera), për t’u rikthyer muaj më vonë. Dhe ky skenar mund të përsëritet edhe këtë herë, për të pestën herë.
“Sapo përfundova stërvitjen në palestër. Rastësisht hasa dikë që mund ta njihni“, komenton Fjuri, duke e kthyer kamerën nga trajneri Stjuart.
“E di sa është ora? E di çfarë do të vijë?, ka thënë mes tjerash Stjuart, me një deklarata që lënë hapur mundësinë e rikthimit të Tajson Fjurity në ring.
Kjo deklaratë e Fjurit erdhi disa orë pasi ndeshja e Daniel Dubua dhe Oleksandr Usyk, në stadiumin “Uembli”, u konfirmua për 19 korrik. Fjuri mund të synojë një duel me patriotin e tij Entoni Xhoshua këtë vit.
“Nëse ai do të donte të kthehej, kjo do të ishte zgjedhja e tij,” tha Frank Uarren, promotori i Fjurit.