Nis ndërtimi i Sallës Universale

Gazetare: Ajnur Bafqari 

Pas zvarritjes disavjeçare, pengesave administrative, paqartësive rreth përgjegjësive e kompetencave mbi Sallën Universale, e madje edhe një zjarri që e përfshiu këtë sallë, sot përfundimisht filluan punimet për ndërtimin e sallës.

Objekti i cili do të kushtojë rreth 20 milionë euro, do ta ruajë autenticitetin, me vetëm disa ndryshime të vogla.

“Ajo që mund ta shihni nga projekti është se mbahet struktura dhe pamja e sallës universale, por tani kemi materiale të reja dhe përmbajtje të reja, janë bërë disa ndryshime shtesë në pjesën e hyrjes dhe të administratës dhe teknologjisë së skenës, kemi shumë inovacione, por një prej më të mëdhave është izolimi… 09:38 Sipas ekspertizës mbetet struktura e njëjtë e çelikut, sepse pas zjarrit nuk është dëmtuar,”- deklaroi Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Llutkov. 

Investitor i punimeve është qeveria, përmes Ministrisë së Kulturës, ndërsa paralajmërohet që punimet të zhvillohen sipas parimit çelës në dorë dhe jo e ndarë në faza, siç ishte tentuar të ndërtohet më parë. Paralajmërohet që Salla të jetë gati deri në fund të vitit 2027, e gatshme për programin ku Shkupi bëhet Kryeqytet Evropian i Kulturës.

Më 9 prill të vitit 2024, dhjetë ditë pas vendosjes së Kupolës së re të Sallës Universale, një zjarr i madh e përfshiu atë dhe u regjistruan dëme të shumta materiale.

LEXO EDHE:

Back to top button