Sipas raportit ekskluziv të prestigjiozes amerikane “The New York Times”, klubi londinez ka vendosur t’i japë fund aventurës së disa lojtarëve që nuk konsiderohen më pjesë e projektit teknik të trajnerit të ri, Enzo Mareska. Në listën e “tepricave” për sezonin e ardhshëm figuron edhe sulmuesi shqiptar Armando Broja, së bashku me emra të njohur si Rahim Sterling, Ben Çiluell, Aksel Disasi, Renato Veiga dhe Karnej Çukvuemeka.
Drejtuesit e klubit kanë si synim parësor të krijojnë hapësira financiare për të mos rrezikuar shkeljen e rregullave të “Fair Play Financiar”, të vendosura nga UEFA dhe Premier Liga.
Broja, i cili u rikthye në fushë pas dëmtimit të rëndë që pësoi në dhjetor 2022, nuk ka arritur të bindë as Poketinjon më parë, nuk duket se bën pjesë edhe në planet e Mareska. Çellsi kërkon të përfitojë rreth 25-30 milionë euro nga shitja e tij, me interesim nga disa klube të Premier Ligës si Volverhempton, Everton dhe Aston Villa, ndërsa në horizont qëndrojnë edhe disa pista nga Bundesliga. E ardhmja e shqiptarit duket larg “Stamford Brixh” dhe, sipas të gjitha gjasave, vera e këtij viti do të jetë vendimtare për ta kthyer karrierën e tij në rrugën e duhur.








