Nis punën Komisioni për zgjedhjen e trajnerit, emri do të mësohet për dy javë!
Komisioni për zgjedhjen e trajnerit të ri të përfaqësueses “A” të Maqedonisë, i përbërë nga Masar Omeragiç (presidenti i FFM-së), Goran Pandev (Drejtor i Ekipit Kombëtar), Nikolçe Noveski (Shefi i Shërbimit të Vëzhgimit të FFM-së), Agim Ibrahimi (anëtar i Bordit Drejtues të FFM-së) dhe Marjan Stojkovski (zëvendëspresidenti i FFM-së, i pranishëm online), zhvilloi një takim pune në të cilin u analizua situata aktuale, nevojat për ciklin e ardhshëm kualifikues dhe profili i një trajneri të nevojshëm për të rritur konkurrencën dhe organizimin e ekipit më të mirë të Maqedonisë.
Procesi i përzgjedhjes thekson rëndësinë e një trajneri që njeh trendet e futbollit vendas, potencialin e lojtarëve tanë dhe që mund t’i sjellë ekipit një ide të qartë taktike dhe disiplinë.
Komisioni do të paraqesë propozimin e tij, një strateg nga Maqedonia, i cili, sipas analizave, i plotëson kriteret e përcaktuara, dhe vendimin përfundimtar do ta marrë Bordi Drejtues i FFM-së, jo më vonë se 25 dhjetori.
Jo zyrtarisht si kandidat më serioz janë përmendur emrat e Goce Sedloskit dhe Igor Angellovskit.
Federata e Futbollit e Maqedonisë mbetet i përkushtuar ndaj një procesi profesional dhe të përcaktuar qartë, me qëllim që zgjedhja e trajnerit të ri të kontribuojë në punën cilësore dhe të qëndrueshme të përfaqësueses së Maqedonisë.







