Nis rikonstruimi i rrugës së zejtarëve në Çarshinë e Vjetër të Shkupit

Gazetar: Avni Tahiri

Në rrugën e samarxhinjve në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, sot filluan punimet për rikonstruimin e kalldrëmit. Projekti, sipas Ministrisë së Kulturës do të kushtoje mbi 28 milionë denarë dhe ka synim të përmirësoje infrastrukturën dhe ruajtjen e karakterit historik të zonës.

Është shumë e rëndësishme që të ruhet aktiviteti primar i çarshisë dhe ajo është zejtaria. Në vitet e fundit e di që zejtaria është në zhdukje por me investime të tilla infrastrukturore ku do të ndryshohet i gjithë instalimi i ujit, do të vendoset digjitalizim në këtë proces dhe me infrastrukturë të mirë sigurisht që do të kthehen edhe zejtarët por së bashku me programet që i kemi nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit shpresoj që të hapim edhe konkurs për subvencione për zejtarët”, deklaroi Zoran Lutkov – Ministër i Kulturës.

Sipas Esnafit të Çarshisë edhe pse jemi në sezonin e vizitorëve, kjo pjesë e çarshisë nuk ka qenë shumë e frekuentuar dhe zhvillimi i punimeve nuk do të jetë pengesë për vizitorët.

“Kjo rrugë nuk është shumë e frekuentuar dhe e zhvilluar, kjo është rruga e punës dhe personat që e vizitojnë vijnë konkretisht për kërkesa të zejtarëve. 2:13 – 2:32)”Mendoj se nuk do të pengoje përveç se punën e zejtarëve që punojnë e nëse zgjatët atëherë do t’i pengoje zejtarët pasi afrohet vera dhe dëshira është që t’i zënë gjitha kushtet dhe interesat e mira”, tha Bujar Dullovi – Esnaf i Çarshisë.

Nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit dhe Komuna e Çairit, thonë se do të vazhdojnë përkushtimin për ruajtjen e frymës autentike të Çarshisë. Çarshia e Vjetër e Shkupit daton që nga shekulli XII dhe deri tani në pjesën e rrugës së samarxhinjve, ku janë kryesisht zejtarë, nuk është investuar më parë./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button